I harrojnë tubin në bark për 22 vjet

07/09/2012 00:00

Prej 22 vitesh ndjente dhimbje stomaku, të prera barku dhe shqetësime
konstante. Kishte konsultuar dhjetëra mjek dhe nuk arrinte të kuptonte
origjinën e sëmundjes, ndonëse mjekët kishin arritur të gjithë në të
njëjtin përfundim: vuante nga një formë koliti.

Gruaja arrinte të shpjegonte vetëm se dhimbjet i kishin nisur pas operacionit për heqjen e apandesitit, por askush nuk arrinte të shpjegonte një lidhje mes tyre. E megjithatë u arrit të kuptohej se gjatë atij operacioni, që ajo kishte kryer kur ishte vetëm 19 vjeç, kirurgët kishin harruar brenda në bark një tub drenazhi, 12 centimetra të gjatë. Tubi që qëndroi brenda trupit të tij për 22 vjet, u arrit të hiqej vitin e kaluar, kur gruaja ishte 41 vjeç.

Tashmë ajo ka vendosur të kërkojë dëmshpërblim për dëmin që i është bërë dhe i është drejtuar Prokurorisë së Gjenovës, Itali, e cila ka hapur hetimet për akuzën e “dëmtime të qëllimshme”.

Top Channel