Për ekzorcizmin kemi lexuar në libra, dikush e ka parë në ndonjë film, por praktika fetare e ndjekur vecanërisht në masë në Mesjetë për “të cliruar” njerëzit e pushtuar nga demonët, ekziston edhe në kohët moderne, ndonëse jo në atë përhapje.
Një prift kolumbian pretendon se me ekzorcizmin e tij cliron njerëzit nga e keqja, heq prej tyre demonët dhe për më tepër…praktika e tij funksionon aq mirë sa në javë kryen ritualin në të paktën dhjetë raste.
“Të pushtuarit” nga djalli shtrihen në qendër të një rrethi të zjarrtë, lyhen me hi dhe baltë dhe mbajnë në duar një kokërr vezë dhe kryqin.
Me fjalët dhe ritualin që ai e quan fetar, prifti Hermes Cifuentes, që nga vendasit thërritet Vëlla Hermesi, thotë se është në gjendje të çlirojë njerëzit nga të gjithë llojet e shpirtërave të këqinj.
Top Channel