Veza e rrumbullakët
06/09/2012 17:00
Një britanike, nënë e dy fëmijëve, mbeti e shtangur një mëngjes ndërsa nisi të përgatiste një omletë për fëmijët e saj.
32-vjeçarja zbuloi në kolinë e vezëve një vezë tërësisht të rrumbullakët.
Sipas përllogaritjeve, shansi që të gjesh vezë të rrumbullakët është i barabartë me atë që të goditeshm me një gur qiellor duke ecur në rrugë, e barabartë me një në një miliardë mundësi.
Shanset që të fitosh një llotari kombëtare janë disa herë më të mëdha.
Për herë të fundit, një vezë me një formë të tillë të pazakontë ishte zbuluar më shumë se një dekadë më parë nga një shef guzhine.
Top Channel