Një gjerman fitoi vëmendje mediatike duke ideuar atë që sipas tij do të jetë “biçikleta e së ardhmes”.
Mjeti i quajtur “Fliz”, më shumë i ngjan makinës së famshme të Fred Flinstone, se sa një biçiklete të zakonshme nga ajo që jemi mësuar të shohim në qytetet tona.
Në fakt, “biçikleta e së ardhmes” është e ndërtuar pa pedale dhe pa shalë.
Trupi i saj formon një formë u-je të ngritur, ku çiklisti kapet pas trupit me nje mbajtese mjetit dhe e vë në lëvizje duke ecur ose vrapuar.
Falë formës aerodinamike dhe peshës së lehtë, biçikleta është në gjendje që të jetë shumë e manovrueshme dhe të mbajë shpejtësinë e arritur për një kohë të gjatë.
Në momentin kur biçikleta merr shpejtësinë e saj, çiklisti mund të ngrejë këmbët në dy mbajtëse të pedaleve të pasme dhe të shijojë rrugën.
Megjithatë, pavarësisht idesë së veçantë, duket e vështirë që “Fliz”, të shndërrohet në një alternativë të asaj që prej më shumë se dy shekujsh, funksionon falë forcës së pedaleve dhe me njerëz të ulur dhe jo të varur në të… biçikleta e zakonshme.
Top Channel