Usain Bolt do të luajë me Manchester United

05/09/2012 11:20

Kampioni olimpik Usain Bolt do të luajë në radhët e Manchester United në një miqësore ndaj Real Madrid.

Lajmin e bën të ditur tabloidi ‘The Sun’, sipas të cilit mbreti i sprintit do të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur me bluzën e Djajve të Kuq gjatë sezonit të ardhshëm.

Mendohet se Bolt do bëjë debutimin në futboll gjatë një ndeshjeje bamirësie ndaj veteranëve të Real Madridit.

Në një intervistë të mëparshme për ‘The Sun’, atleti xhamajkan theksoi se do e linte sportin ku tashmë është një legjendë për një vend në skuadrën e Manchester United.

Top Channel