Profesori e ofendon, vajza e vogël e “hedh K.O”
05/09/2012 00:00
Ofendohet nga profesori i saj i anglishtes përpara klasës dhe vajza e vogël pa u menduar dy herë e ka goditur atë…duke e lënë pa frymë për pak sekonda.
Në një video që qarkullon në internet tregohet e gjithë skena. Bëhet fjalë për zhvillimin e një ore mësimi në Rusi, vendi dhe data e ndodhisë nuk është përcaktuar.
Në video duket qartë profesori që ofendon vajzën e vogël e cila nuk kuptonte shpjegimin e tij. Si kundërpërgjigje, vajza e vogël, pasi hesht e dëgjon ofendimet e profesorit për pak momente, e godet atë me shkelm në mes të këmbëve e më pas del me vrap nga klasa.
Top Channel