Gjak, të shtëna dhe trapanë të përdorur si instrument torture. Është ky
filmi “Outrage Beyond” i Takeshi Kitano, në konkurs në Festivalin e
Venecias.

Por shthurja e vërtetë e regjisorit japonez është ndërthurja e skenarit të filmit, që parashikon përplasjet dhe aleancat e disa klaneve të mafias japoneze, yakuza, për pushtet.

Takeshi Kitano është një ndër regjisorët më të mirë të Azisë, si dhe ndër më të vlerësuarit në rang ndërkombëtar. Në vitin 1997 ai fitoi Luanin e Artë me filmin “Hana-bi”.

Këtë herë, njëkohësisht regjisor dhe aktor, ai interpreton një bos të dalë jashtë loje, që me ndihmën e një polici rikthehet në botën e krimit për të shpartalluar disa familje.

Top Channel