Shfaqen probleme për ciftin e famshëm Shakira-Xherard Pike’. Prej ditësh
në mediat spanjolle qarkullojnë zërat se dikush po kërkon të shesë një
video intime të këngëtares kolumbiane me futbollistin e Barcelonës.

Sipas disa burimeve bëhet fjalë për një lloj shantazhi të dy ish-bashkëpunëtorëve të artistes 35-vjeçare, të cilët duan të hakmerren ndaj Shakirës që i pushoi nga puna pa asnjë arsye.

Edhe muaj më parë u fol shumë për një video erotike të Pike’ dhe Shakirës, por të dy protagonistët e përgënjeshtruan ekzistencën e saj. Megjithate në harkun e pak ditëve, situata duket dse ka ndryshuar dhe sipas medias spanjolle, zotëruesit e videos kanë kërkuar disa mijëra Euro për këtë filmim.

Top Channel