Samuel Eto’o, futbollisti më i pasur

04/09/2012 00:00

Samuel Eto’o është futbollisti më i paguar në botë. Lajmi publikohet nga
e përditshmja spanjolle ‘Marca’, e cila publikon një listë me pagat e
lojtarëve që marrin vetëm nga klubet ku ata aktivizohen.

Kamerunasi, pa dyshim është i shkëputur ndjeshëm ne krye pasi te Anzhi ai paguhet me 20 milionë euro në vit.

Në vendin e dytë gjendet Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka një kontratë me Paris Sën Zhermen me pagë prej 14.5 milionë euro, ndërkohë që podiumin e veçantë e plotëson sulmuesi i Manchester United, Uejn Runi me 13.8 milionë Euro.

Renditja e lojtarëve më të paguar në botë vijon me Jaja Ture’ dhe Serxho Aguero të Mancester Sitit, respektivisht me 13 dhe 12.5 milionë Euro. Në dhjetëshen e futbollistëve më të paguar përfshihen edhe Drogba, Torres dhe Konka, ndërkohë që kjo listë mbyllet me ata që cilësohen si më të mirët, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Argjentinasi është në vendin e nëntë me 10.5 milionë Euro, ndërsa portugezi paguhet me 10 milionë Euro në sezon.

Top Channel