PSG blen Van der Wiel nga Ajaksi

04/09/2012 03:30

Mbrojtësi i majtë i Ajaksit, Gregory van der Wiel ka kompletuar transferimin prej 6 milion eurosh tek ekipi francez i Paris Saint-Germain.

Holandezi, 24-vjecar, ka arritur një akord për katër vjet me klubin parizien dhe do t’i duhet të luftojë për një vend në formacion me Christophe Jallet, i cili arriti të grumbullohej për herë të parë edhe me kombëtaren farnceze muajin që shkoi.

Van der Viel, i dalë nga akademia e Ajaksit, ka fituar titujt njëri pas tjetrit në ligën holandeze. Ai ishte në tribunë të dielën kur PSG arriti fitoren e parë në kampionat duke mundur Lillen 2-1.

Paris SG pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve, do të ndeshet në grupin A me Dinamon e Kievit, Porton dhe Dinamon e Zagrebit.       

Top Channel