Juventus synon të blejë Jorenten

04/09/2012 00:00

Juventus nuk heq dorë nga blerja e Fernando Jorente. Sipas të
përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, klubi torinez do të kërkojë
të bëjë një tentativë tjetër për të siguruar shërbimin e sulmuesit
spanjoll në merkaton e muajit janar, duke parë se kontrata e 27-vjeçarit
skadon në verën e vitit 2013.

Juventus do të kërkojë të përfitojë nga situata e krijuar te skuadra e Atletik bilbaos me Jorenten që vazhdon të refuzojë ofertat për rinovimin e kontratës. Kjo do të thotë se në Janar drejtuesit e klubit bask do të ulin pretendimet e tyre për të mos e humbur sulmuesin me parametra zero.

Torinezët tashmë nuk po presin gjë tjetër vecse momentin e duhur për të bërë ofertën e tyre për Jorenten. Megjithatë drejtuesit Juventusi duhet të tregohen të kujdesshëm sepse në Spanjë po flitet edhe për një interesim të skuadrës së Barcelonës.

Por Juventus nuk mendon vetëm për Jorenten. Së fundmi po përmendet edhe emri i Didier Drogba aventura e të cilit në Kinë duket se po mbyllet shumë shpejt për shkak të problemeve mes aksionerëve të klubit Shangai Shenhua.

Top Channel