FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit
Pas fitores në kampionat ndaj Bologna, Adriano Galliani ka bërë një bilanc të dy javëve të para të kampionatit duke analizuar Milanin e tij për mediat italiane.
“Kemi një skuadër të mirë dhe do të zhvillojmë një kampionat të mirë. Nuk ka asnjë lloj problemi me trajnerin Allegri”, theksoi administratori i deleguar i Milanit.
“Unë dhe Allegri gjithmonë kemi thënë të njëjtat gjëra: Milan duhet të kërkojë fitoren sepse kjo është filozofia e këtij ekipi. Pastaj e dimë që nuk mund të fitohet gjithmonë. Juventus, Napoli, Inter, Roma dhe ne do të luftojmë për kampionatin. Problemi i vetëm i Milanit janë dëmtimet e shumta muskulore”, shtoi Galliani.
“Po mundohemi ta zgjidhim këtë problem sepse në çdo ndeshje kemi një dëmtim të ri muskulor”, u shpreh Galliani.
Top Channel