Cristiano: Nuk është çështje parash

04/09/2012 21:50

Cristiano Ronaldo, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka dashur të sqarojë deklaratat e tij të bëra pas ndeshjes me Granadën, kur tha se ishte “i trishtuar” tek Real Madrid.

“Fakti që tregova se si ndihesha ka krijuar një zhurmë të madhe. Po akuzohem se dua më shumë para’, por një ditë do të kuptohet se nuk bëhet fjalë për këtë”, shkroi sulmuesi i Real në rrjetin social.

“Dua të garantoj tifozët madrilenë se dedikimi, përkushtimi dhe dëshira për të fituar të gjitha kompeticionet e mundshme nuk do të ndikohen aspak. Kam respekt për veten dhe për klubin për të dhënë më pak se maksimumin tim. Një përqafim për të gjithë madrilenët”, shtoi portugezi.

Top Channel