Blerjet e reja të Zenitit

04/09/2012 00:00

Hulk transferohet tek skuadra e Zenit St.Petersburg. Skuadra ruse
konfirmoi gjithcka nëpërmjet një prej zëdhënësve të saj, i cili deklaroi
se sulmuesi brazilian ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Mësohet se Zenit arriti marrëveshjen me Porton për transferimin e 26-vjeçarit për një shifër prej 40 milionë Eurosh, që do të paguhet me këste për 3 vjet.

Hulk, emri i vërtetë të të cilit është Zhivanildo Vieira De Souza, në 3 sezonet e fundit ishte një prej futbollistëve kryesorë të Portos. Me klubin portugez, braziliani arriti të fitojë 3 tituj të Ligës Portugeze dhe Europa League në vitin 2011.

Por Zenit nuk i mbylli këtu lëvizjet e saj në merkato. Mësohet se klubi rus ka arritur një marrëveshje edhe me Benfikën për mesfushorin Aksel Vitsel, por për këtë të fundit nuk jepen detaje në lidhje me këtë çështje.

Top Channel