Adriano aksidentohet me motor

04/09/2012 18:45

Vetëm 12 ditë zgjati iluzioni se Adriano ishte rikthyer në rrugën e duhur pas rikthimit tek Flamengo.

Një futbollist i vendosur vazhdimisht në qendër të skandaleve dhe kronikave rozë, 30-vjeçari ish-Inter fitoi përsëri vëmendje mediatike për bëmat e tij jashtë fushave të futbollit.

Pas një feste të mbushur me alkool deri në mëngjes në vilën e tij në Kruzeiro, “Perandori” u aksidentua me motor, duke munguar në stërvitjen e mëngjesit të skuadrës së tij.

Për fat të mirë për sulmuesin e kombëtares braziliane, aksidenti nuk i la asnjë pasojë të rëndësishme.

Megjithatë, sipas shtypit brazilian, klubi nuk e ka pritur aq mirë këtë çmenduri të re të futbollistit, të cilit duket se i është dhënë një paralajmërim i prerë për prishjen e kontratës në rast përsëritje.

Top Channel