Një 15-vjeçar në Holandë u dënua me një vit burgim në një qendër riedukimi për të miturit, pasi pranoi se vrau një vajzë në shkollës pas një zënke të nisur me një debat në “Facebook”.
Jihua K. ishte 14 vjeç kur qëlloi me thikë fatalisht Joyce “Winsie” Hau në banesën e saj.
Një çift adoleshentësh do të paraqiten në gjykatë muajin e ardhshëm për t’u përballur me akuzën e porositjes së vrasjes.
15-vjeçari u shpall fajtor gjithashtu për tentativën e vrasjes së babait të viktimës, por ai shpëtoi me dënim minimal, pasi në bazë të ligjit holandez nuk mbarte përgjegjësi penale për shkak të moshës.
Sipas ndërtimit të ngjarjes, Jinhua, mbiemër që nuk i korrespondon identitetit të vërtetë të vrasësit, iu dhanë të dhënat për realizimin e krimit nga i dashuri i vajzës, xheloz pas disa postimeve në “Facebook”.
I mituri duket se vuan nga çrregullime të personalitetit, prandaj u përzgjodh prej urdhëruesit të vrasjes si një person i përshtatshëm për të kryer veprën makabre.
Top Channel