Për Elisa Nuhiun, shtatori i këtij viti do të jetë me grimca kujtimesh. Pak për entuziazmin shkollor, e pak për mungesën e librave. Sikurse shumë fëmijë, historia e saj do një rrëfim të veçantë.

Dita e parë e shkollës për të megjithatë është pa shumë libra dhe në një rrugëtim të panjohur. “Kam vite që studioj në këtë shkollë, por nuk kam libra”, thotë Elisa.

Ndërsa babai i saj, Fitimi thotë se nuk ka libra të mjaftueshme. “Nuk jemi furnizuar me libra, gjë që qeveria serbe është e detyruar ta bëjë”, thotë ai.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut me seli në Beograd ka reaguar ditën e parë të vitit shkollor dhe ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë të mos diskriminojë shqiptarët.

“Nxënësit shqiptarë pothuajse nuk kanë tekste shkollore. Shqiptarët e rinj në këto komuna në jug të Serbisë janë viktima të diskriminimit sistematik për shkak të mos ekzistimit të librave në gjuhën shqipe”, thuhet në reagimin e organizatës.

Ministria e Arsimit dhuron çdo vit libra falas për nxënësit fillorist. Por për shqiptarët, për shkak të mospajtimeve politike, nuk ka se çfarë të dhurojë pasi librat nuk janë aprovuar ndonjëherë.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo serbe kanë rënë dakord për abetaren shqip me shumë probleme, kurse librat nga Kosova janë të ndaluar, qofshin ato edhe të gjuhëve të huaja.

“Në të gjitha shkollat nuk është bërë ndajra e librave për klasën e parë, edhe pse qeveria serbe është e detyruar ta bëjë. Ne ndihemi të diskriminuar”, thotë Fadil Hazizi, inspektor arsimi.

Rreth 19 mijë nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës ndjekin ende rrugën e shkronjave me formula politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA