“The Rock” mbron sheshxhirimin nga vjedhja

03/09/2012 13:15

Aktori i filmave aksion, Dwayne Johnson, ka shpëtuar sheshxhirimin e filmit ‘Fast And Furious 6’ nga një bandë hajdutësh që tentuan të grabisnin.

40-vjeçari, i cili më parë ka qenë keçist dhe njihet me emrin “The Rock” (Shkëmbi), u fut në aksion kur disa të rinj tentuan të hynin në një furgon që përmbante pajisje të kushtueshme.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Ishte shumë për të qeshur. Ishte i veshur si një agjent FBI-je sepse po xhironte kur vuri re hajdutët që po mundoheshin të hapnin me forcë dyert e furgonit.”

“Menjëherë djemtë u larguan me vrap të frikësuar. Regjisori tani po thotë që nuk duhet të harxhojnë para’ për sigurinë sepse “The Rock” del e tepron”, shton i njëjti burim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA