Seria A, Roma mposht Interin

03/09/2012 00:00

Roma befason Interin në San Siro duke e mundur me rezultatin 3-1.

Një skuadër spektakolare kjo e Xemanit e cila ka menduar vetëm për ta fituar këtë ndeshje, duke qëndruar në sulm për 90 minuta. Protagonisti i kësaj ndeshjeje për kryeqytetasit është padyshim kapiteni Francesko Totti, i cili ka nisur nga këmbët e tij të gjitha aksionet e golave.

Florenci është autori i golit të parë që në minutën e 15-të të ndeshjes, ku befasoi mbrojtjen e interit, ndërkohë që në mbyllje të 45 minutave shënon golin e parë me fanellën zikaltër Kasano, pas një devijimi të mbrojtësit të Romës.

Në pjesën e dytë Roma ka rezervuar edhe dy gola të tjerë. Në fillim Osvaldo, pas një asisti perfekt të Totit dhe më pas i sapofuturi në lojë Markinjo, i cili befason këdo për mënyrën dhe këndin nga ku arrin të shënojë.

Ndërkohë Juventusi shkatërron 4-1 Udinezen me 10 lojtarë. Që në fillim zhbllokojnë ndeshjen me 11-metërsh bardhezinjtë, ku mes dyshimeve Vidal shënon golin e avantazhit, ndërsa portieri i Udinezes Bërkic del me kartonin e kuq. Vucinic në mbyllje të pjesës së parë e më pas Xhovinko dy herë rrëzojnë Udinezen e cila golin e nderit e shënon me Laxarrin në fundin e ndeshjes.

Top Channel