Putin përkujton fitoren ndaj Bonapartit

03/09/2012 16:30

200 vjet më parë, Napoleon Bonaparti do të pësonte humbjen më të madhe të një beteje. Pikërisht në Borodino, në dyert e Moskës, perandori francez humbet armatën e tij prej më shumë se 400 mijë ushtarësh dhe detyrohet të tërhiqet nga territoret e pushtuara ruse.

Për të përkujtuar këtë 200 vjetor, në vendin ku u mbajt beteja mbi 3 mijë figurantë risollën të gjalla momentet e betejës. Mes pjesëmarrësve vip ishte edhe presidenti rus, Vladimir Putin dhe mijëra spektatorë.

Lëvizjet e figurantëve në fushën e betejës u kryen me përpikmëri sipas fakteve historike që kanë sjellë në ditët tona lëvizjet strategjike të Napolon Bonopartit dhe forcave cariste.

Në pranverën e vitit 1812, pasi kishte shtënë në dorë thuajse gjithë territorin e Europës, Napoleon Bonoparti niset me një ushtri prej 600 mijë ushtarësh drejt Rusisë. Në përbërje të ushtrisë kishte gjermanë, austriakë, polakë e të tjerë nga vendet e pushtuara prej tij, ndërkohë që një pjesë e mirë e ushtrisë perandorake franceze sapo kishte pushtuar Spanjën.

Brenda pak javëve Napoleoni futet në tokën ruse me shpresën e përballjes së menjëhershme me forcat e carit Aleksandër. Por strategjia e rusëve ishte krejt tjetër. Ata zgjodhën të mos përballeshin e të tërhiqen drejt Moskës duke lënë gjithcka të shkretë pas. E pajisur me pak ushqime, duke menduar se fushata pushtuese në Rusi do të zgjaste pak kohë, ushtria e Bonapartit u gjend shumë shpejt në mungesë ushqimesh dhe kur mbërriti në portat e Moskës, pikërisht në Borodino ishte thuajse e përgjysmuar.

Pavarësisht kësaj, beteja në Kështjellën historike ruse u mbajt dhe pas ditësh të tëra luftimesh, Napoleoni urdhëron tërheqjen. Ajo që kishte mbetur prej armatës së tij me 600 mijë ushtarë, ishin vetëm 20 mijë të tillë.

Fitoren në këtë betejë e pretendojnë të dyja palët si francezët, ashtu dhe rusët.

Top Channel