Karnavalet e qenve në Poloni
03/09/2012 11:10
Në Krakovë të Polonisë u mbajt parada e përvitshme Dachshund Parade, ku pronarët veshin qentë e tyre me kostume nga më të çuditshmet.
Kjo paradë mbahet për të vënë në dukje dashurinë e polakëve për qentë e racës Dachshund dhe ky ishte edicioni i tetëmbëdhjetë.
Një nga pronarët shpjegoi se çfarë do të thotë të kesh një qen të tillë: “Janë individualistë. Qëndrojnë sipër pronarëve dhe bëjnë ligjin në shtëpi.”
Dy qen me kostume astronautësh dhe një tjetër i “shndërruar” në një hot-dog ishin më të pëlqyerit nga publiku i mbledhur në dy anët e rrugës ku parakalonin kafshët shtëpiake.
Gjithsesi çmimi i parë shkoi për një qen i veshur si meksikan, me sombrero dhe kitarë.
Top Channel