Pas më shumë se një dekade stërvitje të përditshme të niveleve olimpike, Micheal Phelps tashmë ka vendosur të shijojë jetën me intensitetin e saj të plotë.
27-vjeçari, i cili në Londër 2012 lajmëroi tërheqjen e tij përfundimtare nga noti, organizoi festën e tij personale në një pishinë në Las Vegas, ku të ftuar ishin disa dhjetëra femra tërheqëse me kostum banjoje.
Fituesi i 18 medaljeve të arta olimpike u shoqërua në këtë festë nga ish-kampioni olimpik, Allison Schmidt, me të cilin u fotografua disa herë.
Një milioner prej sukseseve dhe sponsorve të tij, Phelps nuk pagoi asgjë mnga xhepi i tij për festën dhe ditën e çmendur të kaluar në Las Vegas, pasi disa orë më parë ai fitoi 100 mijë dollarë në një tavolinë pokeri, duke nxjerrë para të mjaftueshme për shpenzimet kolosale dhe disa të tjera për t’i marrë “me vete” në shtëpi.
Top Channel