Qelizat staminale zhvillojnë tumorin

02/09/2012 00:00

Disa studiues kanë zbuluar disa qeliza në tumore që duket se janë përgjegjëse për rritjen dhe përhapjen e sëmundjes.

Tre studime të veçanta mbi një mi duket se kanë konfirmuar dyshimet se rritja e tumorit nxitet nga të ashtuquajturat qelizat staminale të kancerit.

Studiuesit deklarojnë se kanë zgjidhur një nga misteret me kontroverse në fushën e kërkimeve për kancerin dhe thonë se puna e tyre shënon një hap përpara.

Studimet janë publikuar në revistat “Nature” dhe “Science”. Mjekët zakonisht reduktojnë përmasat e tumorit përmes terapive të ndryshme, por shpesh pacientët pësojnë një përsëritje dhe kështu tumori zgjerohet.

Studiuesit besojnë se kjo ndodh pasi terapia dështon në çrrënjosjen e një grupi të vogël qelizash që nxisin përhapjen e tumorit dhe që ndryshe njihen si qelizat staminale kanceroze.

Ekspertët besojnë gjithashtu se këto janë qelizat që duhet të vihen në shënjestrën e mjekëve për të eleminuar tumorin përgjithmonë, pa mundësi kthimi.

Prova për ekzistencën e qelizave staminale kanceroze ka qenë e dobët, por tani tre studime të ndryshme, drejtuesit e të cilave kanë punuar në mënyrë të pavarur, kanë arritur të provojnë të kundërtën.

Sipas tyre, prania e qelizave staminale kanceroze ndikojnë në zgjerimin e tumorit në tru, në pjesët e tjera të trupit dhe në kancerin e lëkurës.

Top Channel