Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Google ka hedhur në treg Nexus 7, produktin më të ri të saj, tablet me të cilin synon të konkurojë në tregun e dominuar nga iPad i Apple.
Prototipi i Google që prej disa javësh është hedhur në shitje në Shtetet e Bashkuara tashmë ka mbërritur në Europë. Nexus ka një hardisk me kapacitet 16 GB, procesor super të shpejte, quad core Nvidia Tegra 3 dhe operon me versionin më të fundit android, 4.1.
Ekrani nuk është një kampion e ndoshta do t’i duhej pak më tepër ndricim, por është në gjendje të funksionojë me parametrat 1280 x 720 pixel.
Pesha e lehtë, vetëm 340 gram e bën akoma më praktik Nexus 7 edhe pse ndoshta është pak më i trashë se duhet, 10.45 mm. Për lundrimin në internet, Google ka vendosur si të preferuar produktin e saj, Chrome që nga testimet e para në SHBA, funksionon në mënyrë perfekte.
Ashtu si iPad apo produktet e tjera të Apple, edhe Google ka preferuar që të lërë jashtë produktit të saj Flash Player-in, aq të kritikuar nga Steve Jobs. Për të siguruar internetin në lëvizje, mjafton që tableti të vendoset në lidhje me një smartphone që e ofron këtë shërbim.
Problem për Nexus 7 janë aplikacionet e pakta të dedikuara për të, ndërsa avantazh i madh ndoshta është cmimi, mjaft më i lirë se iPad, 249 euro.
Top Channel