City, 16 milionë £ për Garcian

01/09/2012 01:00

Manchester City ka kompletuar marrëveshjen për blerjen e mesfushorit spanjoll Javi Garcia nga Benfika.

Për trajnerin e City-t, Roberto Mancinin, blerja e 25 vjecarit Garcia, u bë një prioritet pasi Daniele de Rossi vendosi të qëndrojë në Romë dhe Nigel de Jong iku tek Milan.

Ish-lojtari i Real Madridit ka arritur të grumbullohet edhe me ekipin përfaqësues të Spanjës këtë vit.

Ai la madrilenët për të shkuar tek Osasuna në 2007-ën para se të shëprngulej tek Benfika.

Top Channel