Winona Ryder: Kinemaja s’është gjithçka
31/08/2012 03:55
Në moshën 41-vjeçare, Winona Ryder thotë se kinemaja, e cila i dha famë globale mes viteve 80-90, nuk është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj.
“Nëse është një film që më bind, atëherë e bëj. Në të kundërt jo”, shprehet aktorja që ndodhet në Festivalin e Venecias me filmin “The Iceman” të Ariel Vromen.
Edhe pse jashtë konkursit, filmi në fjalë ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve edhe falë një kasti të shkëlqyer aktorësh si Michael Shannon, Ray Liotta, James Franco, David Schwimmer dhe Stephen Dorff.
“The Iceman”, që në shqip do të thotë “njeriu i akullt”, tregon jetën e një vrasësi të pamëshirshëm polak në shërbim të mafias njujorkeze në vitet ’80.
Top Channel