Të thërrasësh ambulancën përmes Twitter
31/08/2012 03:40
Në Japoni shumë shpejt mund të bëhet e mundur të lajmërosh ambulancën përmes rrjetit social Twitter.
Lajmin e bën të ditur faqja e internetit ItWorld, sipas të cilit një agjenci japoneze ka ngritur një panel ekspertësh për të verifikuar mundësinë për të njoftuar në mënyrë elektronike 119-ën, ambulanca e atjeshme.
Mbledhjet e organizuara nga Mbrojtja Civile japoneze, ku janë përfshirë edhe drejtuesit lokalë të Yahoo e Twitter, do të vazhdojnë deri në muajin mars.
“Ajo që do të përpiqemi të kuptojmë është nëse infrastruktura tradicionale e bazuar tek zëri mund të zëvendësohet nga rrjetet sociale, nëse prishet nga një katastrofë natyrore”, ka deklaruar Yosuke Sasao, një zyrtar i entit qeveritar.
Top Channel