“Superheronjtë” në Londër

31/08/2012 12:20

Me Lojrat Paraolimpike të Londrës në zhvillim, çdo ditë në gara të ndryshme konkurrojnë disa “superheronj”, të cilët befasojnë me kurajon dhe aftësitë e tyre edhe vetë konkurrentët e tjerë paraolimpike me të cilëve perballen.

I tillë ishte shigjetari amerikan Matt Stutzman, që konkurron në sportin e tij ndonëse nuk ka asnjë prej krahëve.

29-vjeçarin ka perfeksionuar një teknikë të mrekullueshme, duke përdorur vetëm dy këmbët e tij, ndërsa konkurron në një disiplinë ku të gjithë rivalët e tjerë janë të paralizuar nga mesi e poshtë, por kanë përdorim të plotë të gjymtyrëve të sipërme.

Një ditë më parë, notari kineze Lu Dong befasoi në not, ku theu rekordin botëror në 100 metra me shpinë përpara 16 mijë spektatorëve, ndonëse nuk ka asnjë prej duarve të tij.

22-vjeçari nisi garën e saj duke mbajtur të kafshur një peshqir, në mënyrë që të qëndronte në pozicion në nisje.

Lu Dong do të marrë pjesë përtej të gjithë imagjinatës edhe në 50 metra stil flutur.

Të tjerë shembuj të mrekullueshëm të “superheronjve” paraolimpike janë në çiklistë pa këmbë apo pjesëmarrës të ping-pongut me duart të munguara.

Top Channel