Schalke 04 huazon Afellay nga Barcelona

31/08/2012 17:25

Ibrahim Afellay është lojtari i ri i Schalke 04. Futbollisti hollandez është huazuar nga Barcelona për një sezon për luajtur më shumë minuta në Bundesligën gjermane.

Mesfushori udhëtoi ditën e enjte në Gjermani për të kaluar vizitat mjekësore madje bashkëpatrioti i tij, Klaas Huntelaar, i dha mirëseardhjen para se të zyrtarizohej huazimi mes dy skuadrave.

“Po lutesha që Afellay të bashkohej me ne. Ka cilësi të mira dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme. Tek PSV ka luajtur qendërsulmues, por mund të luajë edhe si sulmues i majtë apo i djathtë”, u shpreh Huub Stevens, trajneri i Schalke 04.

Top Channel