Rekord vizitorësh në “pemën e qiellit”

31/08/2012 04:10

Tokyo Skytree, kulla më e lartë në botë prej 634 metra, ka zgjatur serinë e rekordeve kur janë bërë 100 ditë që nga inaugurimi i saj.

Menaxheri i saj, Tobu Railway ka bërë të ditur se 16.66 milionë persona kanë vizituar strukturën e madhe dhe qendrën tregtare që ndodhet brenda saj, Tokyo Solamachi.

Në platformën e vëzhgimit, 350 metra lartësi, kanë vajtur deri tani 1.62 milion persona, rreth 30 për qind e objektivit prej 5.4 milionë, të parashikuar për vitin e parë.

Top Channel