Vladimir Putin thotë se punon si një “skllav galere”, me mish e shpirt për popullin rus dhe të ardhurat e tij personale janë shumë të ulëta. Por dy kundërshtarët te tij tregojnë se Vladimir Vladimiroviç Putin mund të jetë “skllavi më i pasur në botë”.
Ish-zv/kryeministri Boris Nemtsov dhe Leonid Martiniuk, një prej anëtarëve të lëvizjes opozitare “Solidarnost”, përmes raportit të titulluar “Jeta e një skllavi galere”, hedhin dritë mbi pasurinë e presidentit të Rusisë, vendit të carëve të gjithëpushtetshëm.
Në çdo cep të Rusisë ai ka vila, janë 20 të tilla, 15 helikopterq, 43 avionë dhe katqr jahte, ora tq shtrenjta nq vlerqn e 700 mijq dollarqve dhe disa “Mercedes”. Në total pronat e tij kapin vlerën e 22 milionë dollarëve, shumë më tepër se 115 mijë dollarë që është dhe shuma e deklaruar prej tij.
Të gjitha, sipas dy kritikëve, të paguara nga “Thesari i Shtetit”. “Putini udhëhoqi Rusinë për më shumë se 12 vjet. Duke humbur popullaritetin, ai po kacavirret si një manjak në pushtet”, thonë autorët.
Përse-ja është e qartë, shpjegojnë ata: “Nuk është veçse frika e humbjes së lirisë, kapitalit dhe pronave, apo ndikimit të rrethit të tij të ngushtë, që po ashtu është pasuruar gjatë rregjimit të tij”.
“Një nga arsyet më serioze që e shtyjnë Putinin të ruajë pushtetin është të ruajë atmosferën, luksin me të cilin tashmë është mësuar dhe nuk mund të heqë dorë”, thonë më tej rivalët e kreut të Kremilinit.
Nemetsov dhe Martiniuk thonë se nuk kanë publikuar në raport koston e veshjeve që ai përdor, si kostume, këpucë, kravata, të cilat ata i quajnë “çikërrima” krahasuar me vilat, avionët apo makinat.
Bilanci i pasurisë së udhëheqësit rus vihet nga dy autorët përballë të ardhurave shumë modeste të mbi 20 milionë rusëve që mezi mbyllin fundin e muajit. Duke publikuar foto të vilave, rezidencave apo avionëve, raporti jep një panoramë shumëngjyrëshe të jetës që gëzon Putin.
Masha Lipman, analiste e Karnixh Senter në Moskë, tha se raporti i Nemtsov bazohet në informacionet e mediave të huaja dhe kësisoj është e vështirë të përcaktohet nëse faktet janë të vërteta.
Por Nemtsov e kundërshton duke thënë se Putin ka përzjerë pronat e tij me ato të shtetit për një kohë të gjatë dhe tani mendon se i përkasin plotësisht atij.
Gjatë viteve në pushtet Putin është përpjekur ta fshehë jetën e tij private, për gruan e tij që nuk del shpesh në publik dhe dy vajzat e tij.
Top Channel