Paris Hilton, 1 milionë $ për dy ditë punë

31/08/2012 19:40

Paris Hilton është ende shumë e kërkuar në Kore. Ajo është paguar 1 milionë dollarë për dy ditë punë në të cilat është shfaqur në një video të një kënge pop.

Në video, Hilton pozon me bikini në një plazh të Malibusë.

Në këtë video pritej të shfaqeshin Jessica Alba ose Scarlett Johansson, por menaxherët e këngëtarit korean kryen një sondazh dhe doli se Paris Hilton ishte më e njohura në vendin aziatik.

Video e këngës, e regjistruar në 3-D, do të publikohet më 4 tetor.

Top Channel