Jennifer Lopez nuk di të plaket
31/08/2012 14:20
Në moshën 42-vjeçare, Jennifer Lopez vazhdon të ketë linja të admirueshme për shumë vajza më kulmin e rinisë së tyre.
Këngëtarja dëshmoi edhe një herë më shumë hiret e saj, e fotografuar në një pishinë të një hoteli në Majemi, ku u argëtua me dy fëmijët e saj dhe të dashurin 24-vjeçar, Casper Smart.
E veshur me rroba banjo të verdha, portorikania tregoi një trup të tonifikuar dhe linja të rregullta,
Nga ana e tij, balerini tregoi një përkushtim të dukshëm ndaj fëmijëve të Lopez, duke u argëtuar dukshëm ndërsa luante me ta.
Top Channel