Atletiko e Madridit, fiton Superkupën e Europës

31/08/2012 22:55

Atletiko e Madridit është fituese e Superkupës së Europës pasi  ka turpëruar në finale, fituesin e Champions Leagues, Celsin me rezultatin 4-1.

Ka zgjatur vetëm 45 minuta kjo finale në stadiumin “Luisi i II” në Montekarlo, mes dy skuadrave kampione të Champions Leagues, Celësit dhe Atletikos së Madridit, fitueses së Kupës Europa League.

I vetëm Radamel Falkao ka mahnitur këdo që ka ndjekur këtë ndeshje me tre golat spektakolarë që vulosën gjithcka.

Di Mateo e Simeone menduan të luanin me të njëjtën strategji që kishin luajtur finalet e tyre, por fituese doli skuadra spanjolle. Miranda në pjesën e dytë i dha goditjen e fundit Celsit me golin e katërt të shënuar në portën e Ceh, duke i dhënë edhe më shumë frymëmarrje skuadrës së tij për të administruar avantazhin.

Përpjekjet e bluve të Londrës, thjesht u shpërblyhen me golin e nderit të Kahill.

Me rezultatin 4-1, Atletiko Madridit risheh veten pas dy vitesh, sërish në majën e klubeve Europiane me trofeun e Superkupës, këtë herë edhe më të merituar, ndërkohë që Celësi i Di Mateos humbi të gjithë respektin e shkëlqimin që kishte marrë pas fitores së Champions League.

Top Channel