Andy Roddick tërhiqet nga tenisi

31/08/2012 16:45

Andy Roddick ka njoftuar tërheqjen nga tenisi pas përfundimit të turneut US Open, i vetmi turne nga të mëdhenjtë që amerikani ka arritur të fitojë në karrierë.

Roddick, aktualisht numri 20 i botës, do të përballet të premten në raundin e dytë të turneut amerikan ndaj australianit Bernard Tomic.

“Vendimin e mora gjatë Uimbëlldonit. Aty kuptova se niveli im nuk është më i lartë”, theksoi tenisti amerikan në konferencën për shtyp.

Roddick ka fituar gjatë karrierës së tij 20.5 milionë dollarë, shumë kjo që rritet po të marrim parasysh të ardhurat nga publiciteti.

Përveç fitores në US Open të vitit 2003, 30-vjeçari ka qenë finalist i këtij turneu në vitin 2006 dhe ka arritur finalet e Uimbëlldonit në vitet 2004, 2005 dhe 2006.

Top Channel