“Victoria’s Secret” prezanton “ëngjëjt” e rinj
30/08/2012 18:55
“Victoria’s Secret” publikoi ditën e enjte imazhet e katalogut të ardhshëm të shtatorit, ku spikasnin disa prej yjeve të koleksionit, si Doutzen Kroes dhe Candice Swanepoel.
Dy supermodelet u dukën mrekullueshëm me linjën e re të veshjeve të plazhit, përkrah disa debutuesve, si braziliania Lais Ribeiro.
Fotografimet u realizuan në ishujt e mrekullueshëm të Karaibeve, Turks dhe Caicos, që ofruan një kombinim perfekt midis mrekullive të natyrës dhe hireve të vajzave.
Top Channel