Lojrat Paraolimpike nisën ditën e enjte menjëherë me një fenomen të notit, i cili arrin të sfidojë edhe rregullat e natyrës.
Ukrainasi Laroslav Semenko, arriti të përfundonte i pari në baterinë e tij në 100 metra me shpinë, dukshëm përpara rivalëve të tjerë, ndonëse ndryshe prej tyre, ai nuk ka asnjë prej dy duarve.
Si rrjedhojë e një problemi që fëmijë, 25-vjeçari i ka të dy krahët e prerë që në shpatull dhe falë këmbënguljes së admirueshme, ka arritu të shndërrohet në një prej pretendentëve kryesorë për medaljen e artë, paravësisht mangesise së madhe që ka.
Ukrainasi përdori vetëm dy këmbët e tij për të lëvizur në pushinë dhe arriti të mbyllte 100 metrat më shumë se dy sekonda përpara ndjekësit më të afërt, gjermanit Sebastian Ivanov.
I rrëmbyer nga gara, Semenenko pësoi edhe një aksident në fund të garës, duke përplasur kokën me murin e pishinës në shpejtësi e sipër.
Top Channel