Spanjë, 50 mijë vetë në festën e domateve

30/08/2012 21:45

Më shumë se 50 mijë persona kanë hedhur rreth 120 tonelata domate në festën tradicionale “Tomatina”, që organizohet çdo vit në Bunol, pranë Valencias.

Ky është rekordi i ri i pjesëmarrësve në këtë festë. Gjithçka ka shkuar më së miri pasi nuk është regjistruar asnjë incident, përjashtuar këtu 8 persona me dëmtime shumë të lehta.

Festa ka nisur rreth orës 11.30 kur erdhi edhe kamioni i parë me domate.

Turistë nga Japonia, Korea e Jugut, Kanadaja dhe Zelanda e Re, së bashku me shumë turistë të tjerë europianë, kanë “luftuar” me njëri-tjetrin duke u larë me lëngun e domateve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA