
Robert Pattinson ka nxjerrë në shitje shtëpinë në Los Angeles ku ndau disa prej kujtimeve më të bukura me ish-partneren e tij, Kristen Stewart.
Ylli i sagës Twilight braktisi kompleksin pas bërjes publike të fotove ku tregohej ish e dashura e tij, Stewart në momente intime me regjisorin e “Borëbardha dhe Gjahtari” Rupert Sanders.
Shtëpia e pagëzuar nga mediat gossip si “foleza e dashurisë” së Stewart dhe Pattinson ka 3 dhoma gjumi, një kinema private dhe pishinë, i kushtoi çiftit 4 milion dollarë shtatorin e kaluar, ndërkohë që nuk dihet çmimi që Pattinson ka vendosur për shitjen e shtëpisë.
Miq të përbashkët të Pattinson dhe Stewart tregojnë se mes tyre ka rinisur komunikimi, ndërsa thonë se Rob nuk e urren Kristen, por thjesht s’arrin ta kuptojë gjestin e saj të tradhëtisë.
Top Channel