Michael Keaton, protagonisti i njërit prej shumë filmave të Batman, do të interpretojë të keqin e filmit “Robocop”.
Aktori amerikan ka firmosur kontratën për të qenë në kastin e filmit të vitit 1987 që do të risillet sërish në ekranin e madh të kinemasë.
Keaton do të luajë rolin e shefit të keq të Omnicorp, Raymond Sellars, rol për të cilin ishin kandidatë edhe Clive Owen dhe Hugh Laurie.
Lajmin e ka bërë të ditur regjisori Jose Padhila, i cili në një komunikatë theksoi: “Michael Keaton është prurja më e re e kastit të mrekullueshëm që kemi mbledhur për këtë film. Filmi i ri do të sjellë një vizion krejt tjetër mbi jetën e RoboCop.”
Sipas ‘The Sun’, xhirimet do të nisin shumë shpejt në Kanada. Aktorë të tjerë që do të interpretojnë në këtë film janë Joel Kinnaman, i cili do të luajë rolin e policit të vrarë Alex Murphy, Samuel L. Jackson dhe Gary Oldman.
Filmi pritet të përfundojë në gusht të vitit 2013.
Top Channel