Cameron Diaz: Nuk kam frikë nga plakja

30/08/2012 09:30

Cameron Diaz mbush 40 vjeç. Aktorja amerikane e lindur nga një nënë anglo-gjermane dhe baba kubano-amerikan, më 30 gusht shuan plot 40 qirinj.

Aktorja thotë se nuk ka frikë nga plakja, përkundrazi ka dëshirë të plaket. “Jam shumë e entuziazmuar që mbush 40 vjeç. Më pëlqen të plakem, gjithmonë më ka pëlqyer”, thotë Diaz.

Pavarësisht moshës, Diaz konsiderohet si ndër 100 aktoret më seksi sipas Empire Magazine dhe ndër 50 personat më të bukur në botë sipas People. Karrierën e saj e nisi si modele deri në vitin 1994, kur debutoi përkrah Jim Carrey në filmin “The Mask”. Që prej këtij debutimi, karriera e saj në kinema ka ardhur në ngritje.

Një ndër sukseset e mëdha të karrierës së saj, padyshim që mbetet “Charlie’s Angels” përkrah Lucy Liu dhe Drew Barrymore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta