Superkupa e Spanjës

29/08/2012 09:20

Sot, në orën 22.30, Real Madrid dhe Barcelona do të luftojnë për trofeun e parë sezonal në Spanjë, Superkupën.

Në Santiago Bernabeu, dy gjigandët e futbollit botëror do të ndeshen sërish pas takimit të parë të së enjtes të përfunduar me rezultatin 3-2 për katalanasit.

Cristiano kundër Messi, dy kampionë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri do të vendosin sot edhe se kush do të jetë skuadra me më shumë fitore në historinë e dueleve mes madrilenëve dhe katalanasve sepse pas 110 vitesh dhe 220 ndeshjesh mes tyre, bilanci është ky: 87 fitore për secilin ekip dhe 46 barazime.

Në lidhje me trofetë e fituar në historinë e tyre shekullore, sërish ka një ekuilibër të pabesueshëm: 74 trofe Reali kundër 73 të Barcelonës edhe pse madrilenët kanë një avantazh të konsiderueshëm kur bëhet fjalë për trofetë e rëndësishëm (kampionate dhe Liga Kampionesh).

Top Channel