Meshkujt gënjejnë më shumë se femrat
29/08/2012 12:40
Meshkujt gënjejnë më shumë se femrat me një mesatare prej tre gënjeshtrash në ditë në krahasim me dy të femrave.
Sipas një sondazhi në Britaninë e Madhe të publikuar tek ‘Daily Mail’, meshkujt thonë 1092 gënjeshtra gjatë një viti, ndërsa femrat gënjëjnë më shumë në situata të caktuara si në rastet kur bëjnë pazar.
Ja kush janë 5 gënjeshtrat më të shpeshta sipas gjinive:
Meshkujt
1. Nuk kam pirë shumë
2. Nuk kam gjë, jam mirë
3. Nuk kisha valë në celular
4. Nuk ishte shumë e shtrenjtë
5. Jam rrugës
Femrat
1. Nuk kam gjë, jam mirë
2. Nuk e di ku është, nuk e kam lëvizur unë
3. Nuk ishte shumë e shtrenjtë
4. Nuk kam pirë shumë
5. Më dhemb koka
Top Channel