Madonna mbrojti përdorimin në skenë të armëve gjatë koncertit të saj të fundit, në Filadelfia, pjesë e turit amerikan në zhvillim.
Pasi disa paraqitjesh të kritikuara ashpër nga kritika gjatë spektakleve të realizuara në Europë, 54-vjeçarja u rikthye të vendosej në qendër të kritikës me shfaqjen e saj, të papëlqyer për inkurajimin e dhunës.
Megjithatë, këngëtarja theksoi se ngjitja në skenë me një pistoletë dhe vendosja e saj në kokë është një përfaqësim metaforik i “kalimit të shpirtit nga errësira në dritë”.
“Është e vërtetë që ka disa skena dhune në shfaqjet e mia dhe përdorim i armëve të rreme, por ato përdoren si metaforë, si një dëshirë e imja për t’u paraqitur fuqishëm në skenë dhe për të gjetur një mënyrë për të luftuar ndienjat që i konsideroj të dëmshme apo që shkaktojnë vuajtje”, deklaroi Madonna.
Top Channel