Për një grua të sapodivorcuar, “shopping” është një prej mënyrave më të mira për të shkëputur vëmendjen dhe për t’u argëtuar.
Katie Holmes, e cila më parë gjatë muajit finalizoi edhe detajet e fundit të divorcit të saj me Tom Cruise, vendosi në zbatim diçka të tillë, duke shpenzuar rreth 15 mijë dollarë në këpucë dhe 10 mijë dollarë për veshje të brendshme, në dyqanet e Nju Jorkut.
Ish-protagonistja e “Dawson’s Creek”, e cila shihet rrallë në publik pa vajzën e sa Suri, u fotografua me një buzëqeshje në fytyrë dhe në një humor të mirë, ndërsa duket se është duke shijuar lirinë e rigjetur pas ndarjes nga aktori hollivudian.
“Katie ka vendosur t’i kushtojë më shumë rëndësi vetes dhe më shumë “shoping” e kanë ndihmuar në këtë drejtim”, deklaroi një burim i afërt për revistën “National Enquirer”.
“Ajo dëshiron t’i tregojë të gjithëve se është e bukur, e mbushur me besim dhe një grua e talentuar, që di të barazpeshojë karrierën e saj të suksesshme me detyrat dhe përkushtimin që duhet të ketë një nënë e mirë”.
Top Channel