Një stjuard ka hyrë në librin e rekordeve Guiness pasi ka kaluar 63 vite në fluturim. Ron Akana, 83 vjeç, është stjuardi që ka shërbyer më shumë në historinë e aviacionit.

Javën e kaluar ai kreu udhëtimin e tij të fundit nga Denver në Kauai duke mbyllur kështu karrierën e gjatë.

Ai nisi të punonte si stjuard në kohën që ishte student në Hauai në vitin 1949, kur shokët panë një njoftim në gazetë.

“As nuk e dija se çfarë ishte një stjuard, por e kuptova që do të kisha mundësi të kthehesha në SHBA shpesh gjë që ishte fantastike në atë kohë”, kujton Ron, i cili është një nga stjuardët e parë meshkuj.

“Më pëlqente edhe ideja se do të punoja i rrethuar nga femra”, shton 83-vjeçari, vajza e të cilit po ndjek hapat e tij duke pasur mbi supe 22 vite si stjuardesë.

Edhe pse nuk do të jetë më stjuard kjo nuk do të thotë që nuk do të fluturojë më: “Kam shumë privilegje tani që kam dalë në pension dhe ka shumë vende që tani do i shoh së bashku me bashkëshorten time.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA