Tragjike në Bolonja, përplaset për vdekje xhaxhai i këngëtares së njohur italiane
Ylli i televizioneve amerikane Oprah Winfrey është personazhi më i paguar. Edhe pse rrjeti i saj televiziv nuk po korr suksesin e pritur, llogaria bankare e Oprah, 165 milionë dollarë, duket se nuk po e ndjen problemin.
Medalje të argjendtë merr Michael Bay, regjisor i sagës “Transformers”, me 160 milionë dollarë, i ndjekur nga regjisori tjetër Steven Spielberg.
Klasifikimi i bërë nga revista “Forbes” vijon me producentin Jerry Bruckheimer, me 115 milionë dollarë të fituara falë serialeve televizive dhe filmave, mes të cilëve “Piratët e Karaibeve”.
Ja dhe top ten-i i yjeve më të paguara:
1 – Oprah Winfrey, 165 milionë dollarë
2 – Michael Bay, 160 milionë dollarë

3 – Steven Spielberg, 130 milionë dollarë

4 – Jerry Bruckheimer, 115 milionë dollarë

5 – Dr. Dre, 110 milionë dollarë

6 – Tyler Perry, 105 milionë dollarë

7 – Howard Stern, 95 milionë dollarë

8 – James Patterson, 94 milionë dollarë

9 – George Lucas, 90 milionë dollarë

10 – Simon Cowell, 90 milionë dollarë

Top Channel