Përpara 150 vitesh, Nju Jorku ishte një metropol në lindje, i pasuruar çdo ditë me qindra emigrantë që zhvendoseshin në të nga e gjithë bota.
Megjithatë, duket se skena që panë vizitorët e parë në vitin 1876, nuk ka më asgjë të përbashkët me atë që ofron kryeqendra amerikane në ditët e sotme.
Në katër fotografi identike të Nju Jorkut, marrë nga i njëjti pozicion në dekada të ndryshme, është shumë e thjeshtë të shikosh ndryshimet që kanë ndodhur.
Praktikisht, e vetmja gjë që mbetet e njëjtë është ura e Bruklinit, e cila në fotografinë e parë ishte ende në ndërtim e sipër.
Këto janë fotografitë e Nju Jorkut të vitit 1876, 1932, 1988 dhe 2013, ashtu siç do të jetë vitin e ardhshëm, pas përfundimit të qiellgërvishtësit që është duke u ndërtuar në vendin ku dikur ndodheshin kullat e binjake.
Top Channel