Mbi 100 milionë tableta të shitura në 2012

28/08/2012 13:45

Mbi 100 milionë tableta mund të shiten brenda vitit 2012 në të gjithë botën, thonë vlerësimet e publikuara nga ABIresearch.

“Tregu i tabletave mund të shkojë në 102-110 milionë njësi të shitura në të gjithë botën në vitin 2012”, ka deklaruar Jeff Orr, analist i kompanisë.

Nga 25 milionë tabletat e shitura në tremujorin e dytë të 2012-ës, 17 milionë ose dy të tretat mbajnë markën e “Apple”. Pas tyre vijnë tabletat e rivalit “Samsung”, me 2.4 milionë njësi të shitura.

Ndërkohë, iPhone-i i ri dhe iPad-i mini, dy dispozitivët që “Apple” po përgatitet të nxjerrë në treg, do të prezantohen në dy evenimente të ndryshme.

Hipoteza është lançuar në ditët e fundit nga shumë blogje të specializuara në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat rezulton se përdoruesit e rrjeteve po i presin dy produktet e reja me padurim.

Përsa i përket “mollafonit”, data e nxjerrjes në treg mund të jetë ajo e 12 shtatorit, ndërsa për tabletën e vogël do të duhet të pritet deri në tetor, ku do të prezantohen edhe produktet iPod nano, iPod touch dhe modeli i ri i aktualit iPad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA