Katy Perry me flokë portokalli

28/08/2012 04:30

I pëlqen shumë të provojë tek flokët e saj të gjitha ngjyrat e mundshme dhe për kopertinën e revistës franceze ‘L’Officiel Paris’ Katy Perry ka vendosur të pozojë me flokë portokalli.

Këngëtarja amerikane duket si Sirena e Vogël me pamjen e saj të re në fotot e realizuara nga fotografi Cuneyt Akeroglu.

Gjatë këtyre dy viteve të fundit 27-vjeçarja është shfaqur në evente të ndryshme me flokë bojëqielli, lejla dhe rozë.

Perry është bjonde natyrale, por më shumë është parë me flokë të zeza që kur ka nisur karrierën muzikore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA